BallinaKryesoreU zgjodh Sekretar për Klimën e Biznesit, Flamur Hoxha: PD me Sipërmarrjen...

U zgjodh Sekretar për Klimën e Biznesit, Flamur Hoxha: PD me Sipërmarrjen do të krijojë ura të forta bashkëpunimi

Nga Flamur Hoxha

Miq të nderuar.
Duke ju falenderuar si gjithmonë për mbështetjen e përkrahjen tuaj që eshtë nxitje e motivim për mua si për cdo njeri që merret me politikë, ju bëj të ditur se vijon kontributi im per Sipermarrjen dhe Politikën.
Me propozimin e kryetarit Basha, Keshilli Kombëtar i Partise Demokratike të Shqipërise më dha besimin të jem Sekretar i PDSH për Klimën e Biznesit.
Duke qenë i bindur se biznesi është gjeneratori i vetëm i madh që vë në levizje gjithë jetën dhe ekonominë e vendit, do të perpiqem me gjithë aftësitë, eksperiencën e mundësitë e mia dhe me mbështetjen e kolegëve të politikes e të biznesit të ve te vendit.
Partia Demokratike ka ditur ta ndërtojë Shqipërinë që kemi me sipërmarrësit shqiptarë sepse u ka dhënë mundësi, besim e siguri në kohën kur ajo ka qeverisur.
Une synoj që PD në opozitë dhe nesër në pushtet të jetë derë e hapur per sipermarresit e vendit e të huaj, nuk do te diskriminoje apo lincoje askënd sepse biznesmenët janë ata që hapin vende pune nëse klima e biznesit është e favorshme, jeta bëhet më e begatë dhe e dinjitetshme për qytetaret.
Do të synoj që ta bejmë më të interesuar sipermarrjen shqiptare per tu afruar me politikën që neser politika dhe sipërmarrja të jenë kooperues e bashkepunues në nxjerrjen e ligjeve për zhvillimin e sipërmarrjes dhe ndërtimin e vendit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular