BallinaKronikeEMRI/6 vetë me kallashë e felina policie i bëjnë terror. Kush është...

EMRI/6 vetë me kallashë e felina policie i bëjnë terror. Kush është i riu që i vodhën “Audi Q7” në mes të Rrugës së Kombit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Lezhë-Milot

Mësohet se 6 persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me fenolinë policie kanë grabitur një shtetas nga Kosova duke i marrë atij automjetin “Audi Q7” me targa 04-599 FO.

Bëhet me dije se shtetasi nga Kosova, Meriton Ahmetaj 27-vjeç nga fshati Korishë i komunes së Prizrenit ka qenë duke udhëtuar me një person tjetër kur janë grabitur. Ahmetaj ka qenë duke u kthyer nga Mali i Zi, kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me fenolinë policie i janë venë në ndjekje.

Ai ka menduar se makina që e ndiqte ishte e policisë dhe ka ulur shpejtësinë në 60 km/h. Por kur ka parë që makina me fenolina i rrinte nga mbrapa, i riu nga Kosova ka rritur sërish shpejtësinë për të vazhduar rrugën. Në këtë moment njëra prej automjeteve e ka parakaluar ‘Audin Q7’ me të cilën udhëtonte shtetasi nga Kosova duke i bllokuar rrugën, ndërkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa. Pas kësaj personat e armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorëzojë automjetin, përndryshe do t’a vrisnin.

I ndodhur nën presionin e armëve, 27-vjeçari u ka dorëzuar automjetin grabitësve dhe më pas ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, por ende asnjë shenjë prej tyre

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular