BallinaAktualitetCOVID 19/Kosova sërish me shifra të larta. 24 persona kanë humbur jetën,...

COVID 19/Kosova sërish me shifra të larta. 24 persona kanë humbur jetën, raste pozitive shkojnë…

Në Kosovë vazhdon të ketë shifra të larta të personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 24 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është  126.409.

Në total numri i rasteve aktive është 22.223.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular