BallinaKronikeBashkëshortja e politikanit kosovar postim prekës: Nuk arrite ta përcjellësh djalin në...

Bashkëshortja e politikanit kosovar postim prekës: Nuk arrite ta përcjellësh djalin në klasën e parë, më le përgjithmonë

Bashkëshortja e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e të mërkurës, ka reaguar në rrjetet sociale.

Valbona Bahtiri-Ademaj, shkruan në profilin e saj në Facebook se kishte 17 vite martesë me Astrit Ademajn, dhe nga kjo martesë kishin lindur dy fëmijë.

“17 vite i kaluam së bashku me të mira e me vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar ajo, citon Ekspress.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular