BallinaEkonomiInflacioni kërcen në 2.4%, nga rritja e çmimeve të produkteve bazë, niveli...

Inflacioni kërcen në 2.4%, nga rritja e çmimeve të produkteve bazë, niveli më i lartë nga 2017

Rritja e çmimeve të produkteve bazë gjatë javëve të fundit është reflektuar dhe në treguesin e inflacionit, i cili mat ndryshimin e çmimeve të mallrave për një grup produktesh bazë.

INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2021 është 2,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2021, krahasuar me Korrik 2021 është 0,4%.

Ky është niveli më i lartë që nga janari i vitit 2017, kur treguesi kërceu në 2.8% vetëm për një muaj.

Që nga janari i 2021, çmimet janë shtrenjtuar vazhdimisht, për të arritur nivelin më të lartë në gusht.

 

 

Të gjitha çmimet e produkteve janë rritur, por më e ndjeshme është për produktet ushqimore, të cilat zënë dhe peshën kryesore në shpenzimet e një familjeje shqiptare, me rreth 38% të totalit, shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 13%, ose shteti i dytë pas nesh, Maqedonia e Veriut, me 30%.

Pas ushqimeve, rritjen më të lartë e kishte transporti, si rrjedhojë e shtrenjtimit të karburanteve.

Sipas INSTAT, çmimet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën 4,6%, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,3%.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,61 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,22 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me

+0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Gusht 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,6%, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,3%, “Komunikimi” me 2,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,8%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,6% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 7,2%, “fruta” me 3,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,5%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,4%, “bukë dhe drithëra” me 1,9%, etj.

./Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular