BallinaKryesore“Më kanë kërcënuar me fëmijët”, Berisha pas largimit nga grupi parlamentar: Basha...

“Më kanë kërcënuar me fëmijët”, Berisha pas largimit nga grupi parlamentar: Basha ka pasur presion por…

Ish-kryeministri  Sali Berisha nuk e ka pritur mirë vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për largimin e tij nga grupi parlamentar e PD-së.

Në një intervistë për “Syri Tv”, ai thotë se Basha ishte në presion, por nuk e priste të merrte një vendim të tillë.

Berisha thotë se ka mbajtur gjithmonë të njëjtin qëndrim, dhe e ka kundërshtuar shpesh Bashën për vendimin e tij. Ai zbulon se është kërcënuar më parë me fëmijët dhe sërish nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij.

“Kam komunikuar dhe i kam thënë këto që po i u them juve. Unë e dija që ishte në presion, por nuk ma merrte mendja që të shpallte një vendim personal. Pas këtij vendimi do bëj të njëjtën gjë që kam deklaruar. Nuk ka qenë problem i thjeshtë. Basha është kërcënuar për sanksione. Ka vendosur t’i bëjë gjëmën PD-së. Ka dorëzuar për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros, sovranitetit të saj. Sali Berisha ka ndjekur vetëm një rrugë, kam ndjekur rrugën gjyqësore. Nuk i kam kërkuar asnjë ndihmë, ia kam bërë të qartë kryetarit. Kam kërkuar transparencë.

Nuk kam kërkuar asgjë tjetër. Kam me qindra miq, kam zgjedhur këtë qëndrim. Nuk do i kërkoj askujt, më kanë kërcënuar me fëmijët, me çdo gjë, unë po ky jam. Unë këtë rrugë kam ndjekur. Nuk besoj se sekretari i shtetit, që e kam takuar njëherë. Nesër do shkoj në parlament, padiskutim. Me veprimin e tij, kryedemokrati shkelmoi parimet themelore, PD e kanë themeluar studentët e intelektualët. Në kulmin e rrethimit. Sot Lulzim Basha nën presionin e madh të lobimit të Ramës-Sorosit, shpall një vendim më të paligjshmin në historinë e pluralizmit shqiptar deri më sot” – tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular