BallinaKryesoreAzgan Haklaj: Nëse Berisha nuk do kandidonte për deputet, PD do ishte...

Azgan Haklaj: Nëse Berisha nuk do kandidonte për deputet, PD do ishte në pushtet

Në një intervistë për Ora News, Presidenti i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj, është shprehur se vendimi i Kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e deputetit Sali Berisha nga grupi parlamentar, është vendim historik.

Ai është shprehur se Berisha është  vrasës i demokracisë shqiptare, ndërsa shton se nëse nuk do të kandidonte në zgjedhjet e 25 Prillit, PD do të ishte sot në pushtet

“Basha mori një vendim që duhej të merrte një lider. Për mua ishte lider dhe më përpara. Basha mori një vendim historik sot. I dha fund autokratizmit dhe feudalizmit politik. Kam heshtur që nga momenti kur SHBA e shpalli “Non Grata’ Berishën. Berisha ka vrarë demokracinë e Shqipërisë. Sot vij në emër të unionit të përndjekurve politik në Shqipëri. Unë ja jap tërë mbështetjen Bashës. Unë Berishës nuk ia mohoj historinë, por Berisha nuk është themelues i PD, janë studentët e dhjetorit, dhe është zgjedhur. Sot Berishën e sheh në një fund të turpshëm të palavdishëm. Nëse Berisha nuk do të kandidonte, PD do të ishte në pushtet sot. Unë i kam bërë thirrje që të shkojë në shtëpi sepse edhe luanin e hanë hienat. Berisha 5 mijë vota ka marrë.”- u shpreh ai. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular