BallinaKultureOana Anca Mihaela Glasu: "Anja" e Ahmet Prençit, romani i kuptimit në...

Oana Anca Mihaela Glasu: “Anja” e Ahmet Prençit, romani i kuptimit në të cilin disa prej nesh besojmë akoma!

Nga Oana Anca Mihaela Glasu

Nuk është e nevojshme të jesh i dashuruar për të përjetuar dashurinë. Dashuria është një vend kalimi, takimi. Midis dy ose më shumë njerëzve. Anja, romani i Ahmet Prencit ka të bëjë me dashurinë midis një burri dhe një gruaje, domethënë midis dy gjysmave plotësuese. Ky libër më bëri të pyes veten në fund të leximit, çfarë mbetet si një perspektivë nga ideja e dashurisë ose nga jeta. Romani i Ahmetit është ai i shpirtrave në vetë-marrje të plotë, në kërkim të plotë të kuptimeve të vërteta ose fiktive dhe jo të disa formave të ekzistencës. Një stil interesant rrëfimi, i cili përshkruan një imazh të një kështjelle të mbyllur, të zymtë të shpirtit, por që hapet në mënyrë simetrike në plotësinë e gëzimit, mahnitjes dhe ekstazës, të cilat vetëm dashuria mund t’i krijojë ato. Antoni dhe Anja janë disa nga personazhet e romaneve më të bukur në letërsinë shqiptare. Të cilët Ahmet i ndërtoi në një saktësi shembullore të gjuhës dhe të cilët i veshi me ndjenja të veçanta dhe mbi të cilat fryu frymën e historisë së dashurisë. Temë moderne dhe instrumente aktuale rrëfimi por që akoma vijnë nga një kohë eksperience dhe praktike letrare, të cilën, këtu, kanë arritur pjekurinë dhe kanë dalë në dritë. Unë kam vënë re tek shkrimtarët e tjerë, të cilët përveç prozës flirtojnë me poezinë ose anasjelltas, se metafora është shumë e volitshme për të artikuluar ligjërimin e tyre epik dhe prandaj kompozimet e tyre rrjedhin në dritën që krijon kuptim për letërsinë dhe rrjedhimisht bukurinë e gjuhës, e cila është gjithmonë e ndryshme. Duke mësuar më vonë për profesionin jo filologjik të Ahmetit, surpriza dhe kënaqësia ishin edhe më të mëdha për mua, pasi e lexova! Anja është romani i kuptimit në të cilin disa prej nesh besojmë akoma!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular