BallinaKryesoreAkreditimi, kush janë anëtarët e bordit që do kalojë në sitë universitetet...

Akreditimi, kush janë anëtarët e bordit që do kalojë në sitë universitetet shqiptare

Një muaj përpara se universitetet të hapin dyert për vitin e ri akademik, Kryeministri Edi Rama mblodhi Bordin e ri të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Atë do ta kryesojë Shqiponja Telhaj, një shqiptare, por që ka vite që jeton e punon larg rrënjëve. Nga anëtare e grupit këshillues të Ministrisë së Arsimit në Angli, ajo do të hedhë firmën për vendime me rëndësi për zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri.

Veç Telhaj, siç e parashikon ligji, janë pesë anëtarë të huaj dhe pesë shqiptarë, të gjithë me tituj profesorë të asociuar, për t’i dhënë frymë idesë së Ramës për ta çuar në tjetër nivel arsimin e lartë në vend.

Siparin e mbledhjes së parë, më shumë prezantuese, e çeli Kryeministri, i cili njohu anëtarët me punën e bërë nga paraardhësit e tyre nga 2015-a deri më sot.

U gjendëm me 8 herë më shumë universitete sesa Britania e Madhe për numër banorësh. Arritëm të kemi 1432 programe të ndryshme mësimore, a thua se i kishim dhe i kemi mundësitë që ne të përgatisim vajzat dhe djemtë e këtij vendi për 1432 profesione dhe nën profesione. Një tjetër rekord ishte ai i 50 programeve studimore në universitetet tona ku nota mesatare e të regjistruarve ishte 5.5. Disa prej këtyre ishin programet që nxirrnin mësuesit dhe pedagogët e ardhshëm, por edhe drejtues të bordeve të natyrave të ndryshme”.

Duke njohur arritjet e deritanishme, Kryeministri ua tha hapur atë që kërkon të bëjë përmes tyre, si të mbajë në vend të rinjtë duke iu ofruar mundësi studimi në universitetet më të mira ndërkombëtare.

“Sfida më e madhe për ne si qeveri është si mund të arrijmë t’u japim vajzave dhe djemve që studiojnë këtu në shkollën e mesme e që mbarojnë me rezultate të shkëlqyera, një zgjedhje alternative me zgjedhjen për të ikur jashtë. Absolutisht, ne nuk mund e nuk kemi arsye të mendojmë se duhet të frenojmë shkuarjen e të rinjve në universitetet me prestigjioze, por fakti që midis tyre janë plot ata që largohen drejt universiteteve të huaja, jo domosdoshmërish ato më prestigjiozet në shumë raste, për shkak se këtu alternativa është larg së qeni tërheqëse”, nënvizoi Rama, duke zbehur shpejt krenarinë për atë çfarë tha se qeveria e tij bëri në dy mandate për arsimin e lartë.

Duhet nënvizuar se kjo është e para mbledhje bordi akreditimi ku merr pjesë kreu i qeverisë.

Pavarësisht kësaj, Rama garantoi se nuk ka ndërmend të fusë hundët në punët e Brodit, teksa u kërkoi vendimmarrje me integritet maksimal. Përafrimi i standardeve të cilësisë në arsimin shqiptar me atë europian e më gjerë, ishte fokusi dhe sfida kryesore, sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Në kuadër të këtij objektivi, ajo u shpreh se Shqipëria u ka hapur dyert universiteteve më prestigjioze europiane dhe botërore, duke hartuar programe studimit të përbashkëta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular