BallinaKryesoreArion Sulo: Përjashtimi i Berishës, vonë për të kërkuar sovranitet

Arion Sulo: Përjashtimi i Berishës, vonë për të kërkuar sovranitet

Nga Arion Sulo

Lulzim Basha do të donte që ta kishte drejtuar vetë Partinë Demokratike që prej 2013-ës kur Berisha e ndihmoi me faull të bëhej kryetar. Dualiteti 8 vjeçar e la Bashën në staturën e kryetarit dhe jo liderit, për të mos përmendur dëmin që i ka sjell demokratëve mbajtja e ndezur e debatit real se kush e drejton PD. Basha ka vuajtur politikisht hijen e fortë të Berishës dhe afërmendsh ishte i interesuari i parë që kjo simbozë të merrte fund, por për shkak të historisë së PD, mbështetjes tek Berisha për karrierën si dhe për shkak të personalitetit Basha nuk do të guxonte kurrë të largonte Berishën nëse nuk do të ndodhej nën presionin e SHBA-ve që pas shpalljes “non grata” të ish kryeministrit.

Presionin pa asnjë negociatë nga SHBA, Basha e pohoi para deputetëve të PD mbrëmjen e së enjtes, por c’ është më e rëndësishme atë e konfirmoi edhe Berisha kur tha se e kuptonte presionin e jashtëzakonshëm, por Basha më parë se të dorëzonte sovranitetin e PD duhet të jepte dorëheqjen.

Shumë negociata dhe presione nuk janë bërë publike, por dorëheqja e Bashës nuk do të zgjidhte gjë. Nga ajo që ka rrjedhur kuptohet se nëse Berisha nuk largohej, PD, Basha dhe Berisha do të fundoseshin pa kthim. Në këtë rreth vicioz Basha ka zgjedhur PD, veten dhe amerikanët si partnerë. Kush thotë se do të bënte ndryshe nuk ka llogaritur se ku do të ishte PD sot. Deklarata e Methju Palmer për parti terroriste në 2019 kur PD lajmëroi se të digjte qendrat e votimit, ndërsa pas kërcënimit përfundoi para tyre me lap-top-ë, është një refresh për memorien.

Tani që dinamika e ngjarjes është e qartë se Berishën e përjashtuan SHBA me dorën e Bashës , thelbi i debatit ka të bëjë me disa pyetje: Së pari a është e drejtë që SHBA të vendosin që një deputet shqiptar i votuar nga populli të mos shkojë në parlament edhe pse e kanë shpallur “non grata” në vendin e tyre? Së dyti: A është ky një vendim i drejtë apo i gabuar dhe së treti, a është në të mirë të PD dhe shoqërisë dhe vendit ky vendim apo jo?

Për të gjithë ata që tundin kartën e sovranitet në një vend që mban rekordet më të këqija të braktisjes nga banorët e vet, për shkak të tre partive të mëdha dhe kryetarëve të tyre është tepër vonë. SHBA kanë kaluar nga roli i aleatit strategjik në atë të vendimmarrësit apo n ‘daç edhe atë të guvernatorit të Shqipërisë për shkak të dobësisë së klasës sonë politike, mungesës së integritetit dhe besueshmërisë së saj.

Të kapesh pas sovranitetit të një vendi dhe populli që është lënë në këtë gjendje ekonomike dhe shoqërore nga këta politikanë është të jesh hipokrit me veten dhe të vërtetën.

Sepse sovranitetin e vendit e ka dorëzuar tek të huaj dhe më shumë tek SHBA klasa jonë politike me korruptimin e saj në çdo kuptim; atë financiar, demokratik dhe social.

Është lodhje dhe humbje kohe të dëgjosh të flitet për mungesë sovraniteti të Bashës në përjashtimin e Berishës, kur të gjithë udhëheqësit nga Rama, Berisha, Meta, Basha, Nano etj…janë të akuzuar apo të kapur me presh në duar për vjedhje zgjedhjesh dhe abuzime me paratë e shqiptarëve.

Presioni i ambasadores amerikane më 30 korrik në selinë e PD kur kërkoi hapur përjashtimin e Sali Berishës dhe afati i 9 shtatorit i vendosur për Bashën nga Filip Riker, pa asnjë mëdyshje është ndërhyrje e hapur dhe brutalitet. Por ato janë vetëm gjysma e së vërtetës. Nxjerrja e këtyre fakteve në dritë si presion amerikan që synon të dobësojnë opozitën e ta bëjë Bashën pupac është gënjeshtër.

E vërteta e plotë është SHBA po ndërhyn brutalisht, pasi klasa jonë politike e korruptuar dhe jo luajale me ta, ka gënjyer, ka penguar reformën në drejtësi për të ruajtur së pari veten nga hetimet dhe ndëshkimet e mundshme.

SHBA nuk e ka luftën me Berishën personale. Ata së pari kanë interesin e tyre në bashkëpunimin me Shqipërinë, por asnjë partner serioz dhe aq më tepër SHBA nuk mund të vijojë një bashkëpunim pa rezultate , duke u kapur për hunde dhe sjellë vërdallë nga udhëheqësit shqiptarë.

Pas 30 vitesh është normale që SHBA të kërkojnë sjellje tjetër dhe aktorë të rinj. Kur ata nuk dalin nga zgjedhjet, sepse zgjedhjet manipulohen, ato do ndërhyjnë brutalisht të paktën për të hequr të vjetrit, si në rastin e Berishës, që as nuk është i pari dhe as do të mbetet i fundit. /Gazeta Liberale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular