BallinaKronikeBurri hidhet nga taraca e pallatit dhe i jep fund jetës

Burri hidhet nga taraca e pallatit dhe i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një person është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku jetonte dhe i ka dhënë fund jetës.

Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”. Policia njofton se 64-vjeccari vuante nga problemet mendore.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 11.09.2021, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, shtetasi A.Sh., 64 vjeç, ( me probleme të shëndetit mendor) , banues në Elbasan, është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular