BallinaKryesorePërfundon mbledhja me krerët e degëve, Xhaferaj i del në ‘krah’ Bashës:...

Përfundon mbledhja me krerët e degëve, Xhaferaj i del në ‘krah’ Bashës: Përjashtimi i Berishës është një vendim që eleminoi kostot afatgjata për Shqipërinë

Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike.

Kryetaret e degeve janë thirrur nga Basha për të diskutuar mbi vendimin për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të ish-kryeministrit Berisha.

Mbledhja e nisur në orën 11:00 ka zgjatur 1 orë e 45 minuta.

Në përfundim të kësaj mbledhje deputeti dhe njëkohësisht edhe drejtues i PD në Durrës, Ferdinat Xhaferaj  në një prononcim të shkurtër për mediat mbështeti vendimin e liderit demokrat duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë.

 

“Është vendimi më i vështirë i kësaj partie. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimin për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”- tha Xhaferaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular