BallinaKryesorePresidenti Meta nuk humb kohë, dekreton Edi Ramën Kryeministër për të tretën...

Presidenti Meta nuk humb kohë, dekreton Edi Ramën Kryeministër për të tretën herë

Një ditë pas betimit në Kuvend, Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton Edi Ramën kryeministër të Shqipërise.

Në dekretin e Presidentit që mban datën e djeshme thuhet se zoti Edi Rama emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe dekretin hyn në fuqi menjëherë.

PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT
Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend,

Dekretoj:
Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210
Tiranë, më 10.09.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular