BallinaKryesore18-vjeçarja bën historinë në tenis

18-vjeçarja bën historinë në tenis

Britanikja Emma Raducanu mundi në finalen e US Open, kanadezen Leylah Fernandez

Emma Raducanu bëri historinë në tenis duke u shpallur kampione në US Open. Sportistja 18 vjeçare është britanikja e parë që fiton një Grand Slam në 44 vite.

Paraqitja e saj ishte e jashtëzakonshme, ndërsa e fitoi duelin ndaj një tjetër tenisteje adoleshente Leylah Fernandez, që po ashtu kishte mbërritur në finale pas një rrugëtimi të suksesshëm.

Britanikja e mposhti kanadezen me rezultatin 6-4; 6-3 në “Flushing Meadous”. Raducanu është britanikja e parë që e fiton US Open pas 53 vitesh.

Kjo ishte një finale mes tenistesh adoleshente, e para që nga viti 1999, kur u përball Serena Uilliams kundër Martina Hingis. Britanikja në arritjen e suksesit të saj realizoi edhe disa rekorde.

Ajo bëhet tenistja më e re që shpallet kampione në Grand Slam që nga viti 2004, kur triumfoi Maria Sharapova në Uimbëlldon, britanikja më e re që e fiton një Grand Slem dhe femra e parë që e fiton US Open pa humbur një set, që nga viti 2014, kur këtë sukses e realizoi Serena Uilliams.

Klan News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular