BallinaAktualitetBilanci ditor i Covid/4 viktima dhe rastet e reja të infektimeve në...

Bilanci ditor i Covid/4 viktima dhe rastet e reja të infektimeve në 24 orë

Katër persona kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 4334 testime të kryera gjatë ditës së fundit, prej tyre rezultuan pozitive 864 persona

Ndërkohë, 679 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 864 qytetarë, në këto bashki:

302 raste në Tiranë, 84 në Durrës, 65 në Shkodër, 38 në Fier, 30 në Berat, 29 në Vlorë, 27 në Elbasan, 22 në Lushnje, 21 në Kamëz, 16 në Korçë, nga 15 raste në Sarandë, Lezhë, 14 në Pogradec, 13 në Krujë, nga 11 raste në Kavajë, Gjirokastër, 10 në Dimal, nga 9 raste në Peqin, Vau i Dejës, Kukës, Has, nga 8 raste në Gramsh, Vorë, Patos, nga 7 raste në Kurbin, Mallakastër, 6 në Devoll, nga 5 raste në Divjakë, Roskovec, nga 4 raste në Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Cerrik, nga 1 rast në Librazhd, Kuçovë, Libohovë, Tropojë, Pukë.

Janë 12,766 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 679 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,717 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 864

Të shëruar në 24 orë 679

Të shtruar në spitale 175

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 4334

Testime totale 1,116,961

Raste pozitive 157,026

Raste të shëruara 141,717

Raste Aktive 12,766

Humbje jete 2,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5206

Shkodër 1590

Durrës 1080

Fier 1066

Vlorë 904

Lezhë 726

Elbasan 618

Berat 481

Korçë 321

Gjirokastër 295

Kukës 278

Dibër 201

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular