BallinaKryesoreDeklarata e Merkel në Beograd: Të gjithë e dimë që Serbia duhet...

Deklarata e Merkel në Beograd: Të gjithë e dimë që Serbia duhet të njohë Kosovën

Angela Merkel nuk preferoi të veçojë se kush nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është më afër dhe kush është larg integrimit në Bashkimin Europian, por tha se i gjithë rajoni ka një rrugë të gjatë dhe të vështirë përpara.

Në rastin e Serbisë, pengesa kryesore u shqiptua nga kancelarja me nënkuptim dhe ajo ishte njohja e shtetit të Kosovës.

Kancelarja i bëri këto deklarate gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Beograd me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç

“Ju inkurajoj që të vazhdoni më tej drejt sundimit të ligjit”, tha Merkel.

Kancelarja i kujtoi Serbisë në mes të Beogradit se njohja e Kosovës është një kusht për anëtarësimin.

“Disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit të dialogut. Të gjithë e dinë se disa vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, por çështja duhet të zgjidhet. Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para se të zgjidhen gjërat e tjera dhe pastaj i gjithë procesi”, u shpreh Merkel.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular