BallinaAktualitetFOTO/"Shokohen" shkencëtarët, uji bëhet i kuq në të njëjtin vend që përmendet...

FOTO/”Shokohen” shkencëtarët, uji bëhet i kuq në të njëjtin vend që përmendet në Bibël

Një pellg i madh, pranë Detit të Vdekur, në rajonin biblik të Moab, ose Jordanisë së sotme, ka lënë pa fjalë banorët pasi uji i tij ka marrë një ngjyrë të kuqe të theksuar si gjaku.

Ekspertë nga Ministria e Ujërave në Jordani kanë marrë mostra nga laguna për të hetuar shkaqet e fenomenit, por ato mbeten ende enigmë.

Imazhet kanë shkaktuar një reagim shumë të madh në rrjetet sociale pasi, ujërat me ngjyrë të kuqe kanë një domethënie shumë të madhe në Testamentin e Vjetër, si një nga 10 plagët që Zoti hodhi ndaj Faraonit të Egjiptit për të shpëtuar hebrenjtë nga skllavëria.

Sipas Biblës, Zoti i ktheu ujërat e lumit Nil në gjak, duke vrarë në këtë mënyrë peshqit dhe pengoi egjiptianët të pinin ujë, në dënimin e parë, si ndëshkim ndaj faraonit për refuzimin e lirimit të skllevërve të tij hebrenj.

Brigjet lindore të Detit të Vdekur, ku ndodhet pellgu i kuq i gjakut gjithashtu ndodh të jetë aty ku qëndronin dy qytetet legjendare të Sodomës dhe Gomorrës para se gjoja të shkatërroheshin nga Zoti për ‘ligësinë’ e tyre.

"Shokohen" shkencëtarët, uji bëhet i kuq në"Shokohen" shkencëtarët, uji bëhet i kuq në"Shokohen" shkencëtarët, uji bëhet i kuq në"Shokohen" shkencëtarët, uji bëhet i kuq në"Shokohen" shkencëtarët, uji bëhet i kuq në"Shokohen" shkencëtarët, uji bëhet i kuq në

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular