BallinaAktualitetOpozita me 3 grupe parlamentare në Kuvend, PD i jep 7 deputetë...

Opozita me 3 grupe parlamentare në Kuvend, PD i jep 7 deputetë PDIU-së dhe aleatëve të tjerë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur këtë pasdite grupin parlamentar të PD. Mbledhja ka zgjatur pak minuta dhe ka përfunduar pak para nisjes së seancës plenare në Kuvend, ku do të caktohen sekretariatet, komisionet, si dhe byroja. Sa i përket komisioneve, nga 8 në total, tre do të drejtohen nga PD, ndërsa në pesë të tjerat, Partia Demokratike do të ketë postin e nënkryetarit.

Në një raportim nga selia blu, gazetari Osman Stafa tha për News24 dhe BalkanWeb se opozita do të krijojë tre grupe parlamentare. Kështu, siç thekson gazetari Stafa, në Kuvend do të jenë grupi parlamentar i PD, ai i PDIU dhe ai i aleatëve të tjerë të Bashës, përkatësisht PR, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

Këto të fundit, do të krijojnë grupet parlamentare me ndihmë të Partisë Demokratike, pasi një grup parlamentar duhet të ketë të paktën 7 deputetë. Për këtë arsye, PD do t’i japë PDIU, e cila mori në zgjedhjet e 25 prillit 3 deputetë, edhe 4 deputetë të tjerë, për të krijuar grupin e saj parlamentar.

Gjithashtu, PD do iu japë 3 deputetë partive të tjera aleate PR, LZHK, PAA dhe PBDNJ, të cilat morën në zgjedhje 4 deputetë. Ky grup parlamentar do të drejtohet nga Fatmir Mediu, që do të jetë kryetar, ndërsa Agron Duka do të jetë nënkryetar, Merita Bakiu zëdhënëse, Elda Hoti sekretare, si dhe tre anëtarë Emilja Koliqi, Dashamir Shehi e Vangjel Dule.

 

 

Ndërsa grupi parlamentar i PDIU do të drejtohet nga Mesilda Doda, me nënkryetare Ilda Dhori, zëdhënëse Andia Ulliri, sekretar Nusret Avdulla, si dhe anëtarët Shpëtim Idrizi, Selaurin Jakupllari dhe Kasem Magmutaj.

Sa i përket, Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk dihet ende nëse kjo forcë politike ka kërkuar deputetë nga PD dhe nëse do ketë grup parlamentar apo jo.

Më herët, gjatë orëve të paradites së sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një mbledhje me 7 deputetët Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Ervin Salianji, JoridaTabaku, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe Alfred Rushaj.

Fokusi i takimit ka qenë qasja në publik për “çështjen Berisha”. Siç raporti më herët gazetari Osman Stafa, në këtë takim është diskutuar se çfarë mesazhi do i transmetohet publikut, për këtë tematikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular