BallinaKronikePolicia shton kontrollet në orët e mbrëmjes, gjoba dhe penalizime për shoferët...

Policia shton kontrollet në orët e mbrëmjes, gjoba dhe penalizime për shoferët e pabindur

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në orët e mbrëmjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre shoferëve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Kontrollet kanë qenë të përqëndruara në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë.

Sipas policise, prej orës 19:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar në Sauk-Teg, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara.

“Shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri 182 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 2 deri në 6 muaj dhe masë administrative nga 7.000  deri në 25.000 lekë të rinj dhe 2 masa administrative me dyfishin e vlerës maksimale, si shtetas me leje drejtimi të lëshuara nga shtete të tjera“, thote policia.

Po ashtu policia thote se jane vendosur 15 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 121 km/h deri në 127 km/h .

Njoftimi i policisë

Shpejtësia mbi normat e lejuara dhe alkooli në timon, të çojnë vetëm në një destinacion, 📸📟👮🏻♂️, mos abuzo të arrish më të keqen🚑.

Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollin me aparatin e matjes se shpejtësisë 📸, në rrugët interurbane me rrisk për aksidente rrugore si, Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues📟, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Edhe gjatë mbrëmjes së sotme, pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh të cilët vijojnë të shkelin rregullat dhe të abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Prej orës 19:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar në Sauk-Teg, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 138 km/h deri 182 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 2 deri në 6 muaj dhe masë administrative nga 7.000  deri në 25.000 lekë të rinj dhe 2 masa administrative me dyfishin e vlerës maksimale, si shtetas me leje drejtimi të lëshuara nga shtete të tjera.

15 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 121 km/h deri në 127 km/h .

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 8 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin 🚘 nën efektin e alkoolit 🥃, në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l.

Si dhe janë vendosur 8 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pas sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve:

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurt në destinacion.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular