BallinaBotaDëshmoi kundër ish-kryeministrit Netanyahu/ Vdes në aksident ajror zyrtari i lartë izraelit

Dëshmoi kundër ish-kryeministrit Netanyahu/ Vdes në aksident ajror zyrtari i lartë izraelit

Një aksident ajror i mori jetën ish-zv/drejtorit në Ministrinë e Komunikimit të Izraelit ditën e djeshme në Greqi.

Ky i fundit humbi jetën bashkë me gruan e tij, Estin, në vendin e quajtur Samos.

Haim Geron ishte një nga dëshmitarët në gjyqin e korrupsionit të ish-kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu

Avioni privat me një motor, tip Cessna 172, fillimisht u përpoq të ulej në aeroport, por dështoi dhe u rrëzua në jug të ishullit të Samosit, pak pas orës 20:15.

Pas alarmit roja bregdetare e varka të tjera u shkuan në ndihmë. Avioni nuk ishte fundosur plotësisht, por ishte shumë vonë për pasagjerët. Deri më tani në det janë gjetur vetëm dy trupa, por mbetet e paqartë se sa ka qenë numri në total i personave që udhëtonin me mjetin fluturues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular