BallinaKronikeE rëndë në Durrës/ Gjendet e vdekur brenda makinës një grua, dyshohet...

E rëndë në Durrës/ Gjendet e vdekur brenda makinës një grua, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës pasi një grua rreth 40-vjeç është gjetur e pajetë brenda një makine.

Sipas policisë makina brenda së cilës ndodhej gruaja, ishte e parkuar dhe jashtë funksionit në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit.

Dyshohet se gruaja e cila është gjetur pa shenja dhune ka qenë endacake, dhe ende nuk është bërë identifikimi i saj.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet e nevojshme mbi rastin.

“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës,” njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular