BallinaAktualitetFederata Europiane e Gazetarëve: E turpshme ajo që ndodhi në konferencën Rama-Merkel

Federata Europiane e Gazetarëve: E turpshme ajo që ndodhi në konferencën Rama-Merkel

Federata Evropiane e Gazetarëve e ka konsideruar të turpshëm faktin që kryeministri Edi Rama nuk lejoi gazetarët e Kosovës që t’i drejtonin pyetje kancelares gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së kësaj të fundit në Tiranë.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate Ricardo Gutierrez, shkruan se Rama i injoroi gazetarët e Kosovës dhe ky është një skandal.

“Turp për kryeministrin Edi Rama, i cili me qëllim i injoroi pyetjen e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve dënon këtë skandaloze,”– shkruhet në postim.

Konferenca Rama – Merkel në Tiranë u mbyll pa një pyetje nga gazetarët e ardhur nga Kosova ndërsa ato u rezervuan vetëm për 2 televizionet kombëtare në Shqipëri. ©LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular