BallinaIntervistaAlfred Rushaj: Përjashtimi i Berishës brenda standardit të partisë, nuk jam dakord...

Alfred Rushaj: Përjashtimi i Berishës brenda standardit të partisë, nuk jam dakord me akuzat e tij

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj këtë të mërkurë në një lidhje direkte për ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin  nga grupi parlamentar i Berishës.

Rushaj në fjalën e tij ka theksuar se vendimi i Bashës ishte brenda standardit që ka partia që çdo person i shpallur non grada dhe nëse prek historinë si në rastin e Berishës do të përjashtohet nga grupi parlamentar.

Gjithashtu ai është shprehur se shpreson që shumë shpejt Berisha ta përfundojë rrugën që ka nisur, që sipas tij nuk e vë në dyshim që emri i tij s’duhet të ishte në listat e personave të shpallur non grada.

Intervista e plotë

Juli Xhokaxhi: Në lidhje me peticionin e disa anëtarëve të kryesisë së FRPD, cili është komenti juaj, si do të veprohet me të? 

Alfred Rushaj: Do të shqyrtohet siç shqyrtohen të gjitha peticionet e tjera në përputhje me Statutin dhe me rregulloren që ka partia.

Juli Xhokaxhi: Vendimi z.Basha nuk ishte në përputhje me Statutin dhe rregulloren që ka partia z.Rushaj, të paktën këtë thotë z.Berisha dhe ata që e njohin Statutin e Partisë  Demokratike. Përse nuk përdoret i njëjti standard?

Alfred Rushaj: Besoj se të njëjtin standard do të përdorim, sepse çdokush që ka një koment, vërejtje apo mendim për paligjshmëri, ka edhe forume ku këto gjëra trajtohen dhe vendoset.

Juli Xhokaxhi: Z. Rushaj, opinioni publik e konsideron të përçarë PD-në në momentet që flasim. Z. Berisha dhe një pjesë e pjesë e anëtarëve të PD do të mblidhen për atë që ata e quajnë “Bashkimin e PD, kthimin e legjitimitetit, sovranitetit dhe largimin e Lulzim Bashës”.  Si po konsiderohet brenda PD-së zyrtare te gjitha kjo? Dhe si do të veproni?

Alfred Rushaj: Vendimi që është marrë për dr. Berishën padyshim që ka qenë një vendim shumë i vështirë dhe pa dyshim që është një vendim që ngjall emocione tek një pjesë e mirë e të gjithë anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD. Për këtë asnjë nga ne nuk ka dyshimin më të vogël. Nga ana tjetër, jam munduar që ta vë veten, sado pak në lëkurën e z. Basha apo z. Berisha. Është një pozicion jashtëzakonisht shumë, shumë i vështirë.

Duhet thënë që jashtë diskutimeve në lidhje me presionin dhe kërkesat e ndryshme që kanë bërë partnerët tanë, ka një gjë që duhet theksuar.  Mendoj që ky vendim ka pasur parasysh një standard që është shumë i rëndësishëm.

Unë vetë, kur jam futur në politikë, kam menduar që standardi është arma më e madhe që ka një politikan nëse do të dojë të krijojë besim tek qytetarët. Dhe ky standard duhet aplikuar pavarësisht nëse të ndihmon për momentin apo të dhemb në një çast tjetër. PD-ja, në mënyrë zyrtare, ka kërkuar me shkresa në institucione të ndryshme që çdo person që shpallet non grata të mos bëjë të jetë pjesë e grupit parlamentar të një partie politike.

Natyrisht që z.Berisha nuk ka absolutisht asgjë të barabartë apo të të përafërt me personat e tjerë që janë në atë listë, por për fat të keq, një vendim që nuk u mor nga ne për përfshirjen në listë na u desh, për shkak të standardit, të merret ky vendim që z.Basha ka marrë.

A është e vështirë? Pa dyshim që është e vështirë. Por ne treguam që në aplikojmë standardin edhe kur ai standard, për fat të keq, duhet aplikuar mbi historinë tonë. E them këtë jo vetëm se z. Sali Berisha nuk konsiderohet nga demokratët  thjesht si themeluesi i PD-së. Për çdo demokrat ai konsiderohet si personi që bëri një betejë të  pakompromis për rrëzimin e komunizmit. Bëri një betejë të pakompromis si opozitar në shumë e shumë raste. Natyrisht konsiderohet si personi që ka punuar dhe është një nga autorët kryesorë të çdolloj nisme  dhe arritje që Shqipëria ka patur gjatë kësaj kohe, veçanërisht në fushën e integrimit, evropian dhe atë euroatlantik.

Ka qenë një vendim shumë i vështirë por ka qenë një vendim për të treguar se PD është e vendosur deri në fund të respektojë një standard, edhe pse për fat të keq, ky standard na shkaktoi dhimbje dhe vazhdon të na shkaktojë dhimbje.

Juli Xhokaxhi: z. Basha tha se është një përjashtim i përkohshëm deri në sqarimin gjithçkaje të procesit. Çfarë procesi prisni që të sqarohet? Besoni se do të ketë një tërheqje të SHBA-së, është diçka e përkohshëm.  Cili është procesi në fund të fundit?

Alfred Rushaj: Ne e mendojmë, ne e besojmë që kjo gjë do të mund të rregullohet. Ne mendojmë se lufta dhe përpjekja që z.Berisha ka ndërmarrë për të sqaruar pozicionin e tij do të ketë një përfundim të mirë për atë dhe natyrisht, edhe për historinë e PD-së sepse siç thashe, z.Berisha përfaqëson historinë e PD-së.

Juli Xhokaxhi: Megjithatë, z.Berisha pasditen e nesërme fillon takimet, në të është i lirë të shkojë çdo dfemokrat, çdo anëtar i PD-së apo çdo zyrtar, çdo deputet po ashtu. Berisha thotë se nuk kam ndërmend të përçaj PD-në, dua ta bashkoj. Do të ishte me interes për ju të shkonit ta dëgjonit?

Alfred Rushaj: Këtë do të më pyesnit nëse z.Berisha do më ftonte.

Juli Xhokaxhi: I ka ftuar të gjithë, e ka bërë publike.

Alfred Rushaj: E kam dëgjuar z.Berisha në këtë ligjërim që ka pasur ditët e fundit. Më duhet të them që, për fat të keq këtë radhë nuk ndaj mendimin që z.Berisha ka, përtej çdo lloj kërkese të tij të ligjshme për të respektuar Statutin, këto janë gjëra që i mirëkuptoj. Po ashtu mirëkuptoj çdolloj pozicioni për vendimin që është marrë. Nga ana tjetër, nuk ndaj të njëjtin mendim me akuzat që z.Berisha ka bërë ditët e fundit.

Juli Xhokaxhi: Si do të sillet PD, strukturat drejtuese, të saj me ata zyrtarë të PD-së, ose deputetë të cilët marrin pjesë në këto takime të z. Berisha?

Alfred Rushaj: Po përse duhet të ketë një sjellje?

Juli Xhokaxhi: Sepse mund të ketë një sjellje mënjanuese siç pamë z.Basha të thërriste pak më parë disa mbështetës ose njerëz të afërm të tij për t’u kërkuar që të mos ngurojnë në daljet televizive, por nuk i thirri të gjithë. Ku zërat në PD janë shumë, apo jo?

Alfred Rushaj: Unë nuk e di axhendën që ka pasur z.Basha sot. Pa dyshim kryetari i partisë takohet me deputetët, me drejtuesit e strukturave. Kjo është një punë rutinë, e përditshme, aq më tepër në këtë moment ku demokratët janë të hutuar. Dëgjojnë akuza, dhe kanë nevojë të shpjegohet vendimmarrja.

Juli Xhoakaxhi: Z. Rushaj, cili është plani B i PD-së për të mbajtur këtë forcë politike të bashkuar e cila seriozisht është duke rrezikuar në këto momente dhe nuk po rrezikon nga disa franksione, por nga lideri historik dhe lideri aktual, pra  përplasja e është e liderëve.

Alfred Rushaj: Nuk ka një plan B. Ka një plan A. Unë e besoj z. Berisha kur ai thotë që nuk ka ndërmend të përçajë partinë dhe nuk është qëllimi i tij përçarja e partisë. Nga ana tjetër kuptoj që do të duhet që të shpjegojmë vendimmarrjen dhe besoj që ky proces i shpjegimit ka nisur dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular