BallinaPolitikeDOKUMENTI/Kryesia e FRPD kërkon referendum për largimin e Berishës

DOKUMENTI/Kryesia e FRPD kërkon referendum për largimin e Berishës

Tridhjetë anëtarë të kryesisë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kërkojnë referendum lidhur me vendimin e drejtuesit të PD-së Lulzim Basha, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

Kërkesa i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka dhe Kryesisë së PD-së.

“Po ju drejtohemi, nëpërmjet këtij peticioni, lidhur me situatën e pa precedentë të krijuar nga vendimi personal i Kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i deputetit Profesor Doktor Sali Berisha. Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përçarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë qe: ky veprim ti nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rruge për të ruajtur unitetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruhet në peticionin me 30 firma.

Mes firmëtarëve është edhe Glauk Olldashi, djali ish-ministrit dhe deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular