BallinaKryesoreEndri Hasa: PD ka detyrimin për të parë gjithmonë nga Perëndimi

Endri Hasa: PD ka detyrimin për të parë gjithmonë nga Perëndimi

Nga Endri Hasa

Këto ditë, më shumë se çdo herë tjetër jam takuar me demokratë. Nga ata demokratë që logon dhe misionin e kësaj partie e kanë në ADN.
Kam ndjekur në studio dhe media të ndryshme, analiza, akuza, trillime, tendenca për të mbjellë përçarje dhe gjithashtu shumë nostalgji për karrierën e padiskutueshmë dhe historinë politike të Sali Berishës. Asgjë për tu çuditur. Forcën për ta tronditur kaq fort me vendimarrjet dhe zhvillimet e saj të brendshme vendin nuk e ka askush më shumë se Partia Demokratike e Shqipërisë.
Për shkak të këtyre emocioneve, ndjeshmërisë, marrëdhënieve personale shpesh këto ditë kemi rënë në gabimin për ta “personalizuar” përgjegjësinë e vendimit, që më shumë se sa ata që janë të përfshirë në këtë debat lidhet drejtëpërdrejtë me familjen tonë politike.
Dhe pas traumës që besoj shumë demokratë kaluan kur dëgjuan të thënë nga kryetari Lulzim Basha se kishte vendosur të largonte liderin historik të PD, Sali Berisha, nga grupi Parlamentar, ka ardhur koha që secili me veten të bëj një analizë.
PD është një aset kombëtar. Kjo forcë politike kur u themelua vendosi të ndjek një rrugë të vetme, ta çoj Shqipërinë gjithnjë përpara, të shkojë gjithnjë drejtë Perëndimit!
Duke ndjekur këtë rrugë, duke i qëndruar këtij misioni, nuk ‘vrasim’ historinë por përkundrazi i qëndrojmë gërmë për gërmë vlerave tona politike dhe aspiratës për integrimin e plotë europian të Shqipërisë, nëpërmjet jetësimit të dëshirës së përhershme, qasjes perëndimore dhe thirrjes së brendshme të anëtarëve të saj “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.
Partia Demokratike është pasuri kombëtare dhe i përket të gjithë demokratëve!
Prandaj kërkoj nga çdo demokrat që me betejat dhe kontributin e tij politik ka aksionet dhe vendin e vet në familjen tonë politike, të shohi përpara përtej emocioneve dhe nostalgjisë dhe të kuptojë qartë se vendimarrjet e forta kanë një qëllim të vetëm: Të çojnë përpara misionin e PD për ta çuar Shqipërinë drejtë Perëndimit! Kjo nuk është një zgjedhje por një detyrim politik dhe kombëtar, të cilin do ta përmbushim nën lidershipin e Lulzim Bashës.
Dhe gjithmonë ka ndodhur që të Shqipëria të jetë pranë Perëndimit, kur mundësia për të bërë shtet dhe vendimarrjet e rëndësishme kanë qenë në duart tona, në duart e demokratëve
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular