BallinaAktualitetAmbulanca e mori me urgjencë nga Kuvendi/Nga se vuan deputetja e PS...

Ambulanca e mori me urgjencë nga Kuvendi/Nga se vuan deputetja e PS që kur humbi të birin natën e Vitit të Ri

Tatjana Piro, deputetja e Partisë Socialiste, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, u mor sot me ambulancë nga Parlamenti.

Mësohet se ajo pati luhatje tensioni dhe për këtë arsye ambulanca shkoi me urgjencë në Kuvend.

Ajo vuan prej tensionit që pas ndarjes nga jeta të djalit të saj. Vite më parë kur ishte ende me zi për humbjen e vëllait, humbi në një aksident tragjik edhe të birin në ditën e vitit të ri 2015-2016.

Përveç humbjeve të dy njerëzve të shtrenjtë, është përballur edhe me kancerin e gjirit. Ka bërë dy ndërhyrje, kimioterapi dhe në fund luftën e ka fituar.

Në seancën e sotme parlamentare kryeministri Edi Rama prezantoi programin e qeverisë së re.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular