BallinaEkonomiGënjeshtra e madhe e Programit të Qeverisë (2021)për Borxhin Publik (ose përsëritja...

Gënjeshtra e madhe e Programit të Qeverisë (2021)për Borxhin Publik (ose përsëritja e gënjeshtrës së programeve qeverisëse 2013 dhe 2017)

Nga Bujar Leskaj

Në Programin Qeverisës 2013-2017 dhe 2017-2021 Qeveria e sektit Rama u angazhua dhe premtoi uljen graduale të borxhit publik në rreth 60% të PBB-së deri në fund të mandatit. (pika 2.1 stabiliteti mikroekonomik, faqe 9 e programit 2017-2020). Kjo faktohet edhe nga angazhimi për të ulur borxhin publik në strategjinë e menaxhimit të financave publike, ku për periudhën 2014-2020 është parashikuar një nivel nën 60% deri në fund të vitit 2019 dhe niveli i synuar për 2020 në 56.7% të PBB-së.
Sjellim në vëmendje se në vitin 2013, tetë vite më parë, borxhi publik ishte 65,6 % e PBB-s.
Ndërkohë që borxhi publik në fund të vitit 2017, fundi i mandatit të parë, u raportua nga Ministria e Financave në vlerën 70 % e PBB-s dhe në fund të vitit 2020 në vlerën 77,9 % të PBB-s.
Sot, në mandatin e radhës, në Programin Qeverisës 3, në faqen 16 citohet tekstualisht “Shënjestra e këtij mandati – konsolidim i përshpejtuar fiskal duke synuar borxh nën 60% në fund të mandatit”.
Sa besim duhet të kenë qytetarët shqiptarë te një Qeveri që nuk e ka përmbushur angazhimin e vet në 8 vite dhe premton po të njëjtën gjë për 4 vitet e ardhshme?
Përtej këtij fakti që angazhimi i programit 2013 dhe 2017 nuk është realizuar, borxhi publik ka qenë objekt i rritjes së vazhdueshme në vlerë nominale dhe është kthyer në një barrë të rëndë për rritjen ekonomike, duke qenë se rritja e tij përgjatë viteve nuk është reflektuar në rritje ekonomike.
Ajo që e bën edhe më shqetësuese këtë situatë është fakti se në vlerën e raportuar në këto tregues, nuk përfshihen detyrimet e prapambetura (borxh publik i fshehur), të cilat deri në fund të vitit 2020 sipas raportimit të MFE vlerësohet në rreth 14 miliard lekë, pa përfshirë këtu stokun e TVSH-së së rimbursueshme. Këto të dhëna raportohen në bazë të vet deklarimit të institucioneve buxhetore, duke mbartur riskun e mosdeklarimit dhe raportimit të saktë të detyrimeve.
Një pasaktësi tjetër në treguesit e borxhit publik lidhet me nënvlerësimin si pasojë e mos raportimit të detyrimeve që rrjedhin nga kontratat koncesionare, ku shteti mbart risqet kryesore dhe nuk njeh si detyrim angazhimin e ndërmarrë për të paguar. Nëse përfshihen detyrimet e rreth 80 kontratave koncesionare të formës PPP të lidhura në vitet 2014-2020, borxhi publik shtohet me 11.6% duke arritur në 89.5% të prodhimit tonë kombëtar.
Nëse i shtojmë edhe 446 milionë euro, detyrime nga gjyqet ndërkombëtare (humbja me vendim të formës së prerë në çështjen “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë” (çështja Becchetti) 109 milionë euro; humbjet e pritshme të çështjeve “Durrës Kurum Shipping sh.p.k dhe të tjerë vs Shqipërisë-100 milionë euro, “Arka Energy B.V vs Shqipërisë 110 milionë euro, “Costruzioni DONDI&KUBOTA CO. vs. Shqipërisë 90 milionë euro dhe “JV Copri Construction Enterprises e të tjerë vs Shqipërisë 37 milionë euro), borxhi publik i Shqipërisë i rritur gjatë periudhës 2014-2021 shtohet edhe me 23.4% , duke kapur vlerën alarmante prej 112.9% të PBB

Të gjithë këto risqe, në kuadër edhe të mos realizimit të angazhimit të marr në programin e parë dhe të dytë qeverisës, janë një borxh i fshehur, që e rrisin vlerën e borxhit publik mbi nivelin aktual të pranuar dhe raportuar nga Ministria e Financave.
Si mund të angazhohet një Qeveri të premtoj ulje borxhi në nivelin 60% kur me papërgjegjshmëri të plotë jo që nuk realizoi angazhimin për ta ulur nga niveli 65,6% në 60% të PBB-s gjatë 8 viteve por e rriti në nivelin e raportuar 77,9 % në vitin 2020 dhe shtoi risqet për një nivel të konsiderueshëm të borxhit publik deri në 112.9% , me një efekt tejet shqetësues për ekonominë tonë.
Kjo situatë bëhet edhe më kuptimplotë nga marrja në shqyrtim e ecurisë së investimeve publike ku vetëm duke analizuar aktin normativ nr. 28/2020 evidentohet se rritja e borxhit është parashikuar me 64 miliard lekë, ndërkohë që rritja e investimeve me financim të brendshëm është parashikuar në 12.9 miliard lekë, për projekte të transportit rrugor dhe furnizimit me ujë dhe kanalizime. Kjo tregon se borxhi i ri i planifikuar për tu marr nuk ka patur destinacion kryerjen e investimeve dhe gjenerimin e të ardhurave.

Në këto kushte, angazhimi për uljen e borxhit publik në nivelin 60% të PBB-së është jo thjesht një pamundësi por një papërgjegjshmëri dhe një mashtrim i madh që po i bëhet qytetarëve shqiptarë për herë të tretë nga Rama dhe sekti i tij .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular