BallinaKryesoreRama e Meta mund të trokasin gotat / Koktejl në Presidencë pas...

Rama e Meta mund të trokasin gotat / Koktejl në Presidencë pas betimit të Qeverisë

Qeveria “Rama 3” do të betohet ditën e shtunë përpara Preisdentit të Republikës, Ilir Meta.

Ceremonia është caktuar të mbahet në orën 10:00 dhe parashikohet që të zgjasë pak minuta, për t’i hapur rrugë një koktejli të organizuar nga Presidenca, ku Rama e Meta mund të trokasin gotat.

Fillimisht do të jetë kryeministri Edi Rama ai i cili do të hedhë firmën i pari mbi dekretin e betimit për të drejtuar qeverinë. I gjithë kabineti i ri qeverisës do të mbërrijë si një grup i vetëm duke ecur nga kryeministria në drejtim të presidencës.

Pas ceremonisë së betimit presidenca do të organizojë edhe një koktejl. Pas përfundimit të kësaj ceremonie e gjithë qeveria do t’i drejtohet selisë së këshillit të ministrave ku në ora 10:30 parashikohet mbledhja e parë e qeverisë Rama 3.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular