BallinaKronikeAksidentohet familja me 6 anëtarë në aksin Burrel-Milot, njëri prej të plagosurve...

Aksidentohet familja me 6 anëtarë në aksin Burrel-Milot, njëri prej të plagosurve niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona

Sipas informacioneve të para, të plagosurit kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

“Rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës“, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular