BallinaKronike“Fukarallëk, gjendje e dobët ekonomike”, flasin të afërm e bashkëfshatarë të çiftit...

“Fukarallëk, gjendje e dobët ekonomike”, flasin të afërm e bashkëfshatarë të çiftit të vrarë në Divjakë: Nuk dinim gjë për…

Vrasja e një 45-vjeçareje nga bashkëshorti dhe më pas vetëvrasja e autorit të krimit kanë tronditur fshatin Babunjë në Lushnjë.

Askush nuk dinte për probleme mes çiftit Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa, përkatësisht 58 dhe 45 vjeçe, por të gjithë drejtojnë gishtin nga gjendja e dobët ekonomike që kishte sjellë një gjendje depresive tek kryefamiljari.

Gazetari Julian Kasapi ka sjellë për “BalkanWeb” dëshmitë e të afërmve të çiftit dhe fqinjëve, të cilët thonë se Hekurani ishte një njeri normal dhe nuk kishin dyshuar kurrë për probleme mes tij dhe bashkëshortes.

“E kemi njohur autorin, ka qenë shumë normal, njeri i rregullt, nuk dinim gjë për probleme mes tyre. Para një jave isha me të, folëm për punë, normal, nuk kishte shfaqur asnjë problem”, thotë njëri.

“Gjendje e dobët ekonomike, të vesh të shikosh shtëpinë e tij, të vësh duart në kokë”, shprehet një bashkëfshatar.

“Fukarallëk, shtëpinë ia patë. Nuk kemi dëgjuar për probleme mes tyre”, tregon një fqinje.

“Gruaja para 5 ditësh iku me djalin tek prindërit e vetë. Burri punonte, pastronte në komunë. Ne e kemi të tonin dhe nuk kemi dëgjuar diçka. Nga ekonomia nuk kanë qenë mirë, se ka vuajtur dhe me nënën, por nuk ka pasur probleme me nusen”, tha një e afërme.

“Këto 3-4 ditët e fundit nuk ka qenë në gjendje, nuk ka qenë mirë”, ngre dyshime një fqinje tjetër e familjes Rrasa.

Ka qenë djali i çiftit që ka gjetur të vrarë nënën dhe babain e tij dhe ka njoftuar më pas policinë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Babunjë të Divjakës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular