BallinaKryesoreInternet me shpejtësinë e dritës / Google teston me sukses metodën e...

Internet me shpejtësinë e dritës / Google teston me sukses metodën e re të transmetimit

Shkencëtarët kanë testuar me sukses ofrimin e shërbimit të internetit përmes grimcave të dritës, duke cilësuar këtë si hap gjigant në drejtim të ofrimit të një shërbimi shumë herë më të shpejtë dhe me kosto më të ulët.

Testimet janë bërë në kuadër të “Projektit Taara” të Google. Ky projekt mori rrugë pas mbylljes së projektit Loon, që synonte hedhjen e balonave në stratosferë për të ofruar shërbimin e internetit edhe në zonat më të vështira të tokës

Sistemi i komunikimeve optike pa tel (WOC) siguroi gati 700 terrabajt të dhëna në 20 ditë me 99.9% disponueshmëri, raportoi ekipi i shkencëtarëve të Google. Problemi që duhet të zgjidhin shkencëtarët është se kjo metodë ka varësi të madhe nga moti.

“Ne nuk presim të shohim besueshmëri të përsosur në të gjitha llojet e motit dhe kushteve në të ardhmen, por ne jemi të bindur se lidhjet e Taara do të vazhdojnë të japin performancë të ngjashme dhe do të luajnë një rol kyç në sjelljen e lidhjes së shpejtë dhe më të përballueshme për njerëzit”, tha kompania.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular