BallinaKryesorePriste të bëhej nuse, e reja që hezitoi të vaksinohej vdes nga...

Priste të bëhej nuse, e reja që hezitoi të vaksinohej vdes nga COVID

Një grua 29-vjeçare nga Kentucky që priste të martohej vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga COVID-19.

Dhe siç vënë në pah mediat e huaja, e gjitha ndodhi pasi ajo hezitoi të vaksinohej kundër virusit vdekjeprurës duke menduar se mund të ndikojë në pjellorinë e saj.

Si pasojë, Samantha Wendell vdiq pasi u infektua me coronavirus

Familja u tha mediave se ajo vendosi të mos vaksinohej pasi disa nga kolegët e saj i thanë për çështjet e infertilitetit pas vaksinimit COVID-19.

Sidoqoftë, “Samantha, pavarësisht hezitimit për problemet e fertilitetit pas vaksinimit, kishte planifikuar të merrte vaksinën. Por vetëm disa ditë para ajo filloi të ndihej keq, gjë që më vonë doli të ishte Covid-19”.

Duke folur për mediat, familja tha se Samantha i kaloi ditët e fundit në “oksigjeno-terapi” dhe para se të futej në Kujdes Intensiv ajo kishte pyetur mjekun nëse mund të merrte vaksinën. Por atëherë ishte tepër vonë për të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular