BallinaKryesoreA mund të jetë zv.ministër i Arsimit, një person që ka kryer...

A mund të jetë zv.ministër i Arsimit, një person që ka kryer plagjiaturë?

Në vitin 2019 nisi një fushatë e madhe denoncimi ndaj atyre zyrtarëve dhe politikanëve që kanë fituar gradat dhe titujt shkencorë falë punimeve që rezultuan të kopjuara, por që si terminologji njihet si plagjiaturë.

Valën e denoncimeve e nisi Taulant Muka dhe në rrjetën e tij ranë shumë politikanë, zyrtarë dhe ministra. Në rrjetën denoncimeve të Mukës ra edhe Oltion Rrumbullaku, i cili prej afro dy vitesh mban postin e zv.ministrit të Arsimit

Plagjiatura iu publikua pikërisht në ditën e emërimit të tij në këtë post. “Oltion Rrumbullaku, zv. Ministri i Ri i Arsimit, me vetëm një artikull 100% kopje- ndërron vetëm valutën nga Dollar në Lek! Në databazën Google Scholar del se Oltion Rrumbullaku, i emëruar sot Zv/ Ministri i Ri i Arsimit, edhe pse është pedagog në Universitetin e Tiranës, të ketë vetëm një artikull “shkencor”- “VAT Threshold and Some Implications in Albania” të publikuar në vitin 2010 në revistën kineze “Journal of US-China Public Administration” (ISSN 1548-6591 October 2011, Vol. 8, No. 10, 1149-1155). Nga një kërkim i shpejtë, del se pjesa më e madhe e artikullit të z. Rrumbullaku të jetë 100% kopje e librit “The Modern VAT” nga Laim P. Ebril. I vetmi ndryshim, siç edhe mund të shihet në fotot, është zëvendësimi i Dollarit me Lek. Për më tepër, z. Rrumbullaku shkruan si konkluzione përfundimet nga një tjetër botim të Markos Abraha Gebre-Egziabher në një Universitet të Etiopisë. Si mundet kjo qeveri të vazhdojë të tallet me shqiptarët? Kjo politikë është vrastare për arsimin, shkencën dhe të ardhmen e vendit”, do të shkruante Taulant Muka në një postim të tijin në rrjetet sociale

A mund të jetë zv.ministër i Arsimit, një person që ka

Nga ana  e tij, Rrumbullaku i mohoi këto akuza, ndërsa nuk foli për rastin konkret të këtij denoncimi. “Olti, prisja të komentoje rastin publik. Tashmë je në Ministri, keni software antiplagjiaturë të cilin e paguajmë ne qytetarët e Shqipërisë. Nuk mund të shkruash libra akademik kur nuk ke shkruar artikull, është “A”-ja në arsimin e lartë. Komenti jot tregon rëndësinë e postimit tim dhe nevojën urgjente që ka vendi për njerëz me eksperiencë në shkencë!”, iu përgjigj Muka.

A mund të jetë zv.ministër i Arsimit, një person që ka

Kanë kaluar dy vite dhe Rrumbullaku ende vijon të mbajë postin e zv/ministrit të Arsimit, në institucion që duhet të luftojë këto fenomene që po dëmtojnë tepër pjesën e atyre të rinjve që shpresojnë të marrin një post  apo të punësohen mbi bazën e meritokracisë.

Politologia e Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme, që merret me Ballkanin Perëndimor, Dr. Natascha Wunsch në lidhje me këtë fenomen tha për DW, se “titujt si ai i doktorit shkencor shihen në shumë vende si një kualifikim pozitiv për poste publike, e kjo i shtyn herë pas here politikanët që gabimisht të duan të zbukurohen me tituj të tillë dhe/ose të dorëzojnë edhe plagjiatura”.

Plagjiatura, ose më saktë vjedhja e materialeve origjinale nga dikush tjetër duke i prezantuar si të vetat mund të konsiderohet dhe si vrasja e shpresës së të rinjve.

“Përhapja e rasteve të plagjiaturës jo vetëm varros besimin tek një politikë nxitëse e meritokracisë, por ajo mund të ketë si pasojë edhe emigrimin e personave të mirë shkolluar. Ky problem është shumë më i gjerë, sepse në tërësi procedurat meritokratike në vendet në tranzicion nuk janë të zhvilluara mirë, dhe postet publike zihen shpesh me lidhje personale apo përkatësi partiake. Kjo jo vetëm çon në zhgënjim nga popullata, por ka efekt negativ edhe në cilësinë e vendimmarrjes në proceset politike. Prandaj ka rëndësi që të jenë lart në axhendë të reformave politike procedurat transparente në administratën publike”, thekson politologia gjermane.

Çështja shtrohet se deri kur në Shqipëri do të vazhdohet me këtë model, ku zyrtarë e politikanë rezultojnë me doktoratura dhe punimeve shkencore të kopjuara. Sistemi antiplagjiturë i vendosur në ministrinë e Arsimit duhet të zbatohet brenda këtij institucioni që ka si mision primar ngjitjen në “majën e Olimpit” të arsimit dhe shkollimit të shqiptarëve. Ndërsa nuk duhet të mbesë vetëm te konstatimet, shteti nuk duhet t’i promovojë këta “shkencëtarë” që kanë në dorë fatet dhe progresin e Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular