BallinaKryesoreGazetari: Makina luksoze e Ramës? Aty kërcasin pazaret e koncesionet

Gazetari: Makina luksoze e Ramës? Aty kërcasin pazaret e koncesionet

Nga Klodian Tomorri

E di ça populli i mbrapshte jemi ne?

Ne e duam kryeministrin fukara. Që të lëvizë me smart ose fiat panda të 85-ës. Mos të ketë asnjë llogari bankare, ta ketë rrogën 1 mije e pak euro. Mos të ketë shtëpi, vilë e gjëra si këto. Ministrat i duam hallexhinj për bukë të gojës, të presin ditën e rrogës.

Ky është një budallik i madh dhe këta, politikanët tanë e kanë kuptuar këtë histori. Ndaj deklarojnë kështu budalliqe me okë. Njëri thotë kam vetëm tre mijë euro pasuri, një tjetër thotë kam vetëm një apartament 2 plus 1, etj, etj

Marrëzia bëhet aq e madhe saqë Kryeministri u thotë ministrave pushimet do i bëni vetëm në Divjakë ose Spille. Në hotel maksimumi 20 mijë leke dita (të vjetra).

Një çmendinë e madhe. Të gjithë e dine se gënjejne dhe të gjithë gënjejnë njëri-tjetrin. Po pse, te makina e Rames u prish puna? Edhe sikur 7 milionë euro ta ketë blerë atë, ai prapë nuk është asgjë.

Këtu kërcasin pazaret me tendera, koncesionohen të drejta ekskluzive, transferohet buxheti në llogari private, paska mbetur halli te makina e Ramës.

Jo po të vejë me gomar në punë Rama, t’i hipi gomarit në mëngjes në Surrel dhe të zbresë poshtë për në zyrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular