BallinaIntervistaINTERVISTA/Dr. Aurora Dollenberg: Sistemi shëndetësor në Shqipëri abuzoi me dhënien e tepërt...

INTERVISTA/Dr. Aurora Dollenberg: Sistemi shëndetësor në Shqipëri abuzoi me dhënien e tepërt të antibiotikëve

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, nga studio e lajmeve në MCN TV deklaroi se sistemi shëndetësor dështoi deri diku pasi sipas saj pati abuzime me dhënien e antibiotikëve pa kriter ndaj të infektuarve me covid.

Ndërsa lidhur me një dozë të tretë ajo sqaroi se për Shqipërinë është ende herët për një hap të tillë, sepse jemi ende shumë pas me vaksinimin masiv të popullsisë

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se pandemia në fillim ka qenë e vështirë, madje edhe për vetë sistemin shëndetësor. Protokollet në Shqipëri kanë pasur një ritëm të ngadaltë. Kemi parë në muajit e parë se ka pasur abuzim me antibiotikët, oksigjenin e dhënë në shtëpi, një kaoz në koordinimin e spitaleve dhe pacientit. Për sa kohë nuk ekziston një mjek familje që e njeh pacientin kjo nuk është në konsensus. Fakti që viti i kaluar pati abuzime me antibiotikët tregon se sistemi shëndetësor dështoi deri diku. Por tani kemi bërë rifreskim të protokolleve.

Intervista e plotë

1.Në çfarë faze mund të themi se është ecuria e pandemisë ose ajo që shpesh themi metamorfoza e virusit?

Jemi në fazën fillestare sapo dëgjuam që shifrat janë kundra Shqipërisë sepse ¼ e popullatës është vaksinuar dhe s’mund të flasim për një optimizëm. Duhet të jemi të kujdesshëm si qytetarë, apo institucione.

2.Variantet që janë në qarkullim shkaktojnë te pacientët një gjendje me të lehtë klinike, si është vdekshmëria në raport me variantin fillestar?

Ju e përmendët metamorfozën sa më gjatë virusi qëndron në popullatë aq më shumë ndryshon variante të reja shfaqen dhe në Shqipëri dominant është delta, dhe është e lartë vdekshmëria. Ndonjëherë kemi pasur prekje të moshave të reja dhe fëmijëve. Prandaj është aplikuar vaksinimi në moshë të re në disa vende, fëmijët duhet të vaksinohen për të evituar format e varianteve të reja. Vaksinimi është mbrojtja, edhe pse riinfektimi mund të ndodhë.

3. Të paktën në Shqipëri ka shumë raste që të vaksinuarit janë infektuar madje kanë humbur dhe jetën. A e vë në diskutim kjo gjë efektivitetin e vaksinave?

Rastet e pakta që janë referuar të të infektuarve pasi janë vaksinuar dhe ka pasur raste vdekje e shoh shumë krtitike, nuk kemi pasur një lidhje direkte të vaksinimit me rinifektimin. Vdekjen smund ta stopojmë dhe fakti që ky ka vdekur dhe ka qenë i vaksinuar s’mund të nxjerrim konkluzionin, në këto pika duhet një komision hetimor mjekësor për të hetuar nga se ka ardhur vdekja.

4. Kur po mbushen 2 vjet nga nisja e pandemisë, çfarë mund të themi se ka qenë gabim në atë që u quajt protokolli i kurimit të pacientëve. Pra, ka patur gabime në mjekim apo në dhënien e medikamenteve dhe cilat kanë qenë pasojat?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se pandemia në fillim ka qenë i vështirë. Protokollet në Shqipëri kanë pasur një ritëm të ngadaltë. Kemi parë në muajit e parë se ka pasur abuzim me antibiotikët, oksigjen në shtëpi, një kaoz në koordinimin e spitaleve dhe pacientit. Për sa kohë nuk ekziston një mjek familje që e njeh pacientin kjo nuk është konsensus. Fakti që viti i kaluar pati abuzime me antibiotikët tregon se sistemi shëndetësor dështoi deri diku. Por tani kemi bërë rifreskim të protokolleve.

5.Ju e përmendët edhe sot në aktivitetin që patët, flitet për një dozë të tretë apo dhe të katërt. Rrezikojmë të kemi një klinikë të përsëritur të covid të ngjashëm me gripin dhe kësisoj edhe vaksinimi të jetë i përvitshëm?

Është e vërtetë që shumë shtete si Izraeli, Anglia që kanë arritur përqindje të lartë vaksinimi kanë të drejtë për një dozë të tretë, për Shqipërinë është herët të flitet për një gjë të tillë, sepse jemi duke luftuar shumë fortë, pandemia ekziston dhe se vaksinimi duhet të bëhet për ta parandaluar sepse në të kundërt pandemia do vazhdojë me vite.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular