BallinaKryesorePensionet e invaliditetit, ndërhyn Gjykata e Lartë – Kolegji, vendim unifikues kundër...

Pensionet e invaliditetit, ndërhyn Gjykata e Lartë – Kolegji, vendim unifikues kundër Sigurimeve Shoqërore: Aktet e KMCAP do mund të ankimohen

Gjykata e Lartë ka zbardhur një vendim unfikues lidhur me pagesat e paaftësisë për punë, e cila do të përdoret në gjitha rastet e ngjashme. Vendimi është marrë nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë dhe ka të bëjë me një pretendim të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili i trajton si të paankimueshme vendimet e Komisionit të Caktimit të Aftësisë për Punë. Kolegji i ka dhënë të drejtë një qytetareje, e cila ka ankimuar vendimin e caktimit të paaftësisë për të punuar nga ana e KMCAP, ndërkohë që ISSH ka pretendon se ai nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore.

Ndërkaq Kolegji i Gjykatës së Lartë ka arsyetuar se ky pretendim i ISSH është i pabazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Vendimin e GjEDNJ-së, në çështjen “Dauti kundër Shqipërisë” dhe në dispozitat e tjera ligjore që njohin të drejtën e ankimit gjyqësor ndaj këtij akti administrativ, sikurse janë cituar më sipër. Kolegji vlerëson se me të drejtë gjykatat më të ulëta kanë pranuar se mosmarëveshja i përket juridiksionit gjyqësor, duke përcaktuar se vendimet e KMCAP do mund të ankimohen në rrugë gjyqësore.

Vendimet unifikuese të këtij lloji marrin vlerë të veçantë në shkarkimin e stokut prej mbi 36 mijë dosjesh që dergjen prej vitesh në arkivën e Gjykatës së Lartë. Kjo pasi një pjesë e mirë e rekurseve në këtë Gjykatë kanë karakter administrativ, dhe vendimet unifikuese japin zgjidhje për kategori të tëra njëherësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular