BallinaBotaStrategjia e Singaporit për të bashkëjetuar me Covid-in

Strategjia e Singaporit për të bashkëjetuar me Covid-in

Vetëm 60 njerëz në Singapor kanë vdekur nga COVID-19 që kur u shfaq pandemia dhe rreth 82 përqind e popullsisë së tij tani është vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes

Duke pasur parasysh këto shifra, në qershor, qeveria njoftoi se do të shkonte drejt një strategjie “të jetosh me COVID-19”, duke u përqendruar në gjurmimin dhe trajtimin e grupeve të shpërthimit me vaksinime dhe shtrime në spitale, por pa mbyllje të rrepta, mbyllje kufijsh dhe urdhra pune shtëpia që kanë qenë tipari përcaktues i shumicës së pandemisë në të gjithë botën.

Atë muaj, Singapori filloi lehtësimin gradual të masave kundër koronavirusit, por javët që nga ajo kohë kanë nxjerrë në pah sfidat e kalimit nga pandemia në endemi

Kufizimet e buta kanë çuar raste në rritje. Planet e rihapjes janë vonuar dhe disa kufizime janë rivendosur, duke i dhënë qytetarëve të Singaporit të lodhur nga bllokimi një ndjenjë të përtërirë “deja vu”.

Pas muajve të një numri relativisht të ulët të rasteve të reja ditore, gjatë fundjavës Singapori raportoi se kaloi shifrën 1.000 për raste të reja ditore, më e larta që nga prilli i vitit të kaluar.

Zyrtarët shëndetësorë gjetën 1,012 raste të reja të dielën, nga 1,009 raste të reja të shtunën. Kishte 873 pacientë në spital të dielën (nga 863 të shtunën), me 118 raste serioze që kërkonin mbështetje me oksigjen (nga 105 të shtunën), dhe 21 në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv (nga 18 të shtunën).

Qeveria e quan normale këtë situatë dhe rrugë kalimi drejt normalitetit dhe bashkëjetesës me Covid. Por, spitalet publike po shohin një rritje të numrit të pacientëve, megjithëse shumica dërrmuese e rasteve të reja, më shumë se 98 përqind janë asimptomatike, ose me simptoma të lehta, kështu që zyrtarët shëndetësorë tani po i kërkojnë që të shkojnë te një mjek, ose klinikë e përgjithshme për të liruar spitalet për kujdes urgjent.

Së fundmi, zyrtarët zgjeruan protokollin e trajtimit të Covid edhe me mjekët e familjes, përfshirë kurimi në shtëpi si modeli i paracaktuar i menaxhimit të kujdesit për pacientët e vaksinuar plotësisht COVID-19 të moshës 12 deri në 69 vjeç pa simptoma të rënda.

Shtatë në 10 pacientë pritet të kualifikohen për shërim në shtëpi sipas skemës së re, e cila është krijuar për të lehtësuar presionin nga ngarkesat në rritje në spitale, njësitë e kujdesit intensiv dhe kapacitetin e komunitetit të kujdesit shëndetësor për të përballuar atë që duket si një betejë e pafund.

Paralelisht me këtë, disa kufizime do të mbeten në fuqi në vendin me 5.7 mln banorë, me shpresën që pandemia do të shndërrohet shpejt në endemi, me të cilën njerëzit do të mësohen që të bashkëjetojnë, njësoj si me gripin. Për momentin, autoritetet vendase thonë se nuk është koha për hapje të mëtejshme dhe duhet pritur kalimi i kësaj vjeshte dhe dimri për të mësuar më shumë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular