BallinaBotaTalebanët nisin trafikun e heroinës? Sekuestrohen rreth 2.7 miliardë dollarë drogë e...

Talebanët nisin trafikun e heroinës? Sekuestrohen rreth 2.7 miliardë dollarë drogë e nisur nga Afganistani

India ka konfiskuar gati tre tonë heroinë – që thuhet se vlen rreth 2.7 miliardë dollarë

Ekspertët po bëjnë veprimet përkatëse për të përcaktuar vlerën e saktë të drogës së sekuestruar, thanë zyrtarët për BBC.

Dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë duke u hetuar, thuhet në një deklaratë.

Dërgesa ishte nisur nga Afganistani, ku është deklaruar me përmbajtje të gurëve mineralë, dhe u dërgua në portin Mundra të Gujarat nga Irani.

“Hetimet e kryera deri më tani kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e shtetasve afganë, të cilët janë nën hetim,”, tha agjencia.

Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara, me rreth 80% të furnizimit botëror.

Bimët e opiumit rafinohen për të formuar bazën për disa droga që shkaktojnë shumë varësi, përfshirë heroinën./ BBC 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular