Tensionet për targat, Basha: Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket të shkuarës, Kosova e pavarur

0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, pasi kjo e fundit vendosi të ndalojë në territorin e saj makinat me targa serbe në kuadër të marrëveshjes së reciprocitetit.

Basha shprehet se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot. Ai thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.

“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan Basha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.