BallinaBotaDy episodet që mund të vendosin Kancelarin e ri të Gjermanisë

Dy episodet që mund të vendosin Kancelarin e ri të Gjermanisë

Gjermanët do të votojnë këtë fundjavë për të zgjedhur qeverinë e re dhe me interes pritet se kush do ta pasojë Angela Merkel në postin e Kancelarit. Sondazhet e deritanishme sugjerojnë se për herë të parë pas thuajse dy dekadash, Gjermania mund të ketë një kancelar të majtë.

Kandidati i socialdemokratëve, Olaf Scholz favorizohet në anketa përballë dy rivalëve kryesorë, Armin Laschet të partisë së Merkel dhe Annabella Baerbock të të Gjelbërve.

Deri në korrik të këtij viti, SPD kuotohej nën 20%, në një kohë kur CDU e Merkel e kryesuar nga pasardhësi i saj, Armin Laschet dilte në sondazhe me mbi 40%. Dukej sikur CDU, edhe pa Merkel, po shkonte drejt fitores.

Tani, dy muaj më vonë këto pozicione janë përmbysur, me shumicën e sondazheve që parashikojnë një ngjitje të madhe të SPD dhe Scholz si kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, udhëheqësi i parë i SPD që nga viti 2002, koha e Gerhard Schroeder.

Si shpjegohet kjo përmbysje? Elektorati gjerman duket se më shumë do të ndëshkojë Laschet dhe Baerbock për dy episode, se sa do të votojë për Scholz.

Laschet përfundoi në lajme e rrjetet sociale pasi u kap në kamera duke qeshur gjatë një fjalimi të Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier drejtuar viktimave të përmbytjeve të muajit gusht, ndërsa Baerbock akuzohet për plagjiaturë mbi një libër që ajo botoi para zgjedhjeve.

Laschet gjithashtu është përpjekur të mbajë së bashku boshtin e Bashkimit Demokristian (CDU) dhe Unionit Kristian të Bavarisë (CSU), ndërsa Merkel, bashkuesja e madhe e politikës gjermane, po përgatitet të largohet nga skena. Shumë në CSU do të kishin preferuar që lideri i saj i ri dhe popullor, Markus Söder, të merrte drejtimin e bllokut dhe të ishte kandidati për të zëvendësuar Merkel.

Scholz, ndërkohë ka arritur të mbajë së bashku të majtën socialiste të SPD-së dhe aleatët e saj politikë në Bundestag, duke dhënë një shfaqje jo karakteristike të unitetit në të majtë mes konfuzionit e përplasjeve brenda koalicionit me CDU/CSU.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular