BallinaKronikeE rëndë/Bie nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit, ndërron jetë...

E rëndë/Bie nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit, ndërron jetë në spital 6-vjeçari në…

Një ngarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë i moshës 6-vjeçe është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i katit të gjashtë i një pallati.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në lagjen “28 nëntori” të qytetit, ndërkohë që i mituri me iniciale O.L., është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

Policia nodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular