BallinaKryesoreFOTO/Gert Bogdani, kandidat i PD për bashkinë e Tiranës? Lali Eri i...

FOTO/Gert Bogdani, kandidat i PD për bashkinë e Tiranës? Lali Eri i bën ‘like’ rivalit në rrjetet sociale

Një ndër më të votuarit e kryesisë së PD, Gerti Bogdani deklaroi se është i hapur për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘Euronews Albania’, Bogdani tha se është gati të hyjë në garën për kreun e bashkisë së Tiranës nëse ka besimin e partisë, pasi sipas tij kryeqyteti ka nevojë për një ndryshim thelbësor.

Deklarata e Bogdanit i ka tërhequr vëmendjen kreut aktual të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit duket se e ka mirëpritur gatishmërinë e Bogdanit për të kandiduar për bashkinë e Tiranës dhe për ta patur një rival potencial në zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi nuk ka hezituar për ta pëlqyer deklaratën e Bogdanit në një postim të Euronews në twitter.

Gert Bogdani, kandidat i PD për bashkinë e Tiranës? Lali Eri i

Gert Bogdani, kandidat i PD për bashkinë e Tiranës? Lali Eri i

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular