BallinaBotaKaloi operacionin, trondit Papa: Më donin të vdekur, ishin duke...

Kaloi operacionin, trondit Papa: Më donin të vdekur, ishin duke…

Papa Françesku gjatë një turi në Sllovaki dhe Hungari ka bërë një deklaratë tronditëse. Papa Françesku denoncoi se brenda Vatikanit kishte disa që e donin të vdekur pas operacionit dhe disa prelatë po përgatitnin konklavën për të zgjedhur pasardhësin e tij.

“ I di dhe kush janë ata persona; mendonin se kushtet e mia shëndetësore ishin më të rënda nga sa u ishte raportuar dhe po uronin vdekjen time. Madje po përgatisnin dhe Konklavën. Por falë Zotit jam mirë. Ajo ndërhyrje kirirgjikale nuk ishte vendim që doja ta merrja, një infermiere më bindi. Ndonjëherë infermierët e kuptojnë më mirë situatën sesa mjekët, sepse kanë kontaktet direkte me pacientët”, është shprehur Ati i Shenjtë.

Në korrik, kreu i Kishës Katolike iu nënshtrua operacionit për një problem në zorrën e trashë.  Konklava është takimi i jashtëzakonshëm i zgjedhësve kardinal, me të cilin zgjidhet një papë i ri dhe, si rregull, ndodh kur vdes i pari, megjithëse vetë zgjedhja e Françeskut ndodhi kur Benedikti XVI tani në emergjencë hoqi dorë nga i ashtuquajturi fron e Shën Pedros, në 2013.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular