BallinaAktualitetNanotrupat magjike të llamas! Studimi në Angli: Shërojnë plotësisht nga Covid brenda...

Nanotrupat magjike të llamas! Studimi në Angli: Shërojnë plotësisht nga Covid brenda javës

Shkencëtarët britanikë kanë testuar me sukses në kushte laboratorike dhe presin testimin te njerëzit të një terapie anti-Covid 100 për qind efikase, që shëron brenda një jave. Terapia përbëhet nga ata që quhen si “nanotrupa”, antitrupa të vegjël që prodhohen natyralisht nga nga llamat dhe devetë në raste infeksioni

Shkencëtarët që janë angazhuar prej muajsh në këtë eksperiment thonë se me të kaluar fazën testuese, kjo lloj terapie mund të jepet përmes hundëve, apo gojës në formën e një spraji.

Profesori James Naismith, i Rosalind Franklin Institute është njëri prej udhëheqësve të sdutimit. Ai thotë se testimi te minjtë tregoi se nanotrupat e llamave i shëruan këto kafshë në 100 për qind të rasteve dhe brenda gjashtë ditëve.

Vetë autoritetet shëndetësore britanike kur janë njohur me rezultatet e deritanishme thonë se nuk kanë parë një kurë më shumë premtuese ndaj Covid se terapia në fjalë. Megjithatë, ato thonë se testimet tani janë kryer vetëm në kushte laboratorike dhe vetëm te minjtë, ndërsa pritet që të vendoset nëse do të lejohen testimet te njerëzit.

Shkencëtarë të tjerë i druhen reagimit të sistemit imunitar njerëzor, duke thënë se mund të pengojë që nanotrupat e llamave të prodhojnë të njëjtin rezultat si te minjtë.

Suksesi i nanotrupave lidhet kryesisht me përmasat e tyre, që u mundësojnë të lidhen pa probleme me proteinat e virusit dhe ta sulmojnë atë nga brenda. Shumë studime të Covid kanë provuar deri më tani se një prej problemeve të antitrupave natyrorë njerëzorë është madhësia e tyre, që u vështirëson lidhjet me virusin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular