BallinaAktualitetPlani i BE për një fishë karikimi universale i hap telashe Apple

Plani i BE për një fishë karikimi universale i hap telashe Apple

Komisioni Evropian do të paraqesë një propozim legjislativ që do të detyrojë kompanitë prodhuese të telefonave inteligjentë që t’i shoqërojnë ata me një karikues unik, për celularët, tabletët dhe kufjet.

Duke cituar burime nga Komisioni, Reuters thotë se ky vendim do të prekë më shumë kompaninë amerikane, Apple.

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian dhe ligjvënësit e BE -së kanë bërë presion për një karikues të përbashkët për më shumë se një dekadë, duke thënë se do të ishte në të mirë të mjedisit dhe më i përshtatshëm për përdoruesit.

Komisioni dëshiron që shitja e karikuesve të bëhet më vete dhe gjithashtu të propozojë një karikues universal për të gjitha pajisjet hi-tech.

Apple, iPhone-et e të cilës karikohen me fisha “Lightning” ka thënë se rregullat që detyrojnë lidhësit të përshtaten në një model të vetëm mund të pengojnë inovacionin, të krijojnë një mal me mbeturina elektronike dhe të shkaktojnë pakënaqësi te konsumatorët.

Pajisjet rivale të Apple, të bazuara në sistemin Android karikohen duke përdorur fisha USB-C. Gjysma e karikuesve të telefona celularë të shitur në 2018 kishin fishë karikimi USB micro-B, ndërsa 29% kishin një fishë USB-C dhe 21 fishë Lightning, sipas një studimi të Komisionit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular