BallinaKryesoreShqipëria drejt zgjedhjeve lokale? Takimet e Yuri Kim në Kushtetuese dhe porosia...

Shqipëria drejt zgjedhjeve lokale? Takimet e Yuri Kim në Kushtetuese dhe porosia e Bashës për ndarjen territoriale

Nga Vasil Dardha

Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve lokale. Sinjalet janë që në mos në vjeshtë në pranverë qytetarët shqiptarë do të jenë para kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj vendorë dhe zhbërë zgjedhjet moniste të 2019 ku Rama pati mundësi të emëroje 61 kryetarë bashkish.

Më 14 tetor Komisioni i Venecias do t’i përgjigjet pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetin dhe kushtetueshmërinë e zgjedhjeve lokale. Gjasat janë që Venecia dhe me pas Kushtetuesja t’i rrëzojë zgjedhjet vendore te vitit 2019, gjë që do t’i ulë palët politike dhe presidentin e Republikës në tavolinë për një datë të re zgjedhjesh.

Kujtojmë që para ca ditësh ambasadorja e SHBA Yuri Kim ishte në Gjykatës Kushtetuese dhe kërkoi prej trupës gjyqësore vendime me integritet, kur në fakt një prej vendimeve që pritet është dhe ai për zgjedhjet lokale.

Konkretisht para 6 ditësh ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke iu kërkuar vendime me integritet dhe pavarësi.
Ndërsa Gjykata Kushtetuese kthehet në punë, unë shkova për të takuar gjykatësit. Vlerësoj si kritike për anëtarët e GJK-së që të vazhdojnë të japin gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre”, shkruante Yuri Kim.
Në pritje të këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese, në kuadër të kthimit në institucione, pas futjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, opozita dhe konkretisht PD janë të angazhuar për të kryer një sërë reformash, si dhe kthimin e legjitimitetit dhe të zgjedhjeve lokale. K
reu i PD Lulzim Basha e pati paralajmëruar më parë, në Kuvendin e PD dhe në Këshillin Kombëtar për bërjen e disa reformave mes tyre dhe atyre territoriale. Në kuadër të këtij premtimi z.Basha ka kërkuar opinionin e drejtuesve lokale të PD dhe ekspertëve për zgjedhjet lokale të pritshme në vjeshtë ose maksimumi në pranverë.

Takimet e Bashës me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike, ndër të tjera, kanë pasur në fokus konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga pritoritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik. Sipas burimeve në PD, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.
Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.
Edhe burime të startnews ne PS flasin për zgjedhje të parakohshme. Madje të emëruarit lokalë në krye të Bashkive i ka zënë paniku sepse këty më shumë se dy vite kanë mundur të drejtojnë qyl madje dhe kompromentohen në qeverisjen lokale duke u bërë objekt i organit të akuzës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular