BallinaKronikeU dënua me 2 vjet burg/ Burime nga Policia: Adriatik Llalla është...

U dënua me 2 vjet burg/ Burime nga Policia: Adriatik Llalla është larguar nga Shqipëria. Ja destinacioni i mundshëm i ish-kryeprokurorit

Ndërkohë që sot Gjykata e Apelit të Posaçëm la sot në fuqi vendimin për dënimin me dy vjet burg të Adriatik Llallës, mësohet se ish-kryeprokurori nuk ndodhet në Shqipëri.

“News 24” duke iu referuar burimeve nga Policia bën me dije se Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit.

Destinacioni i mundshëm i Adriatik Llallës mësohet se ka qenë Turqia, ndërsa nuk dihet nëse ish-kryeprokurori ndodhet ende në këtë shtet.

Më herët në një prononcim për mediat avokati i Adriatik Llallës tha se klienti i tij ndodhet në regjim spitalor, pa sqaruar nëse ndodhet në Shqipëri apo jashtë vendit.

PRONONCIMI I AVOKATIT 

I pyetur mbi vendndodhjen e Adriatik Llallës, avokati  Sokol Hazizaj tha: “Di që është në regjim spitalor. Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit ka bërë copy-paste konstatimet e organit hetimor”.

I pyetur nëse ka dijeni nëse ish-kryeprokurori ndodhet në një spital në Shqipëri ai u shreh: “Nuk kam komunikim për aspekte shëndetësore, vetëm proceduriale, penale”.

Sjellim në vëmendje që Adriatik Llalla u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Disa prej pasurive të tij u sekuestruan dhe i kaluan shtetit. Po ashtu ish-kryeprokurorit iu morën  4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular