BallinaKronikeEMRI/Plagosja me armë në Theth. Policia identifikon autorin! 47-vjeçari i lënduar punonte...

EMRI/Plagosja me armë në Theth. Policia identifikon autorin! 47-vjeçari i lënduar punonte në ndërtim, ja dyshimet e para

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në Theth.

47-vjeçari i plagosur është Gëzim Ndrezaj i cili aktualisht ndodhet në qendrën shëndetësore ku po merr ndihmë mjekësore.

Mësohet se Ndrezaj punonte si murator dhe dyshohet të ketë qenë pikërisht puna e tij që ka çuar në plagosjen me armë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për arrestimin e tij. Deri më tani nuk bëhen ende të qarta shkaqet dhe motivet e kësaj plagosje.

Informacioni paraprak nga policia:

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë  nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular