BallinaKryesoreHistorike! Një shqiptare zgjidhet për herë të parë deputete në Bundestagun gjerman....

Historike! Një shqiptare zgjidhet për herë të parë deputete në Bundestagun gjerman. Njihuni me Afërdita Sukën

Afërdita Suka, e cila garoi me Partinë e Gjelbër në Landin e Berlinit, është deputetja e parë shqiptare në Bundestagun gjerman. Sipas exit poll-eve kjo parti ka arritur të fitojë një numër ulësësh të konsiderueshëm, prej 114 të tilla ose 14.3% të votave

Ajo postoi rezultatin në profilin e saj në Facebook duke falenderuar të gjithë ata që e mbështetën

Suka, me origjinë nga Kosova, është anagzhuar në Gjermani në mbështetje të emigrantëve prej vitesh dhe është vlerësuar më një sërë çmimesh të ndryshme. Edhe pse garoi në një lagje të banuar nga shumë pak shqiptarë, mbështetja për të qe jashtëzakonisht e madhe.

Partia e Afërdita Sukës është nga ato që ua hap rrugën migrantëve dhe nuk ngurron t’i vërë edhe në krye të listës. Për një kohë të gjatë ajo është drejtuar nga një gjerman me prejardhje turke, Cem Özdemir. Një nga përkrahëset më të forta të Afërdita Sukës në këtë fushatë, ishte ish-ministrja e konsumatorëve në qeverinë e  mëparshme të socialdemokratëve dhe të gjelbërve, Renate Künast, e cila kandidon në të njëjtën zonë elektorale si Afërdita Suka, por për Parlamentin Federal.

“Për mua Afërdita është Afërdita, e cila është angazhuar prej vitesh në politikat komunale të të Gjelbërve”, thotë Künast, e cila e ka mbështetur atë edhe me programe mentorimi.

Për këtë angazhim Afërdita Suka u vlerësua në vitin 2015 edhe me çmimin Helene Weber, një shpërblim prej 10 000 euro për gratë që angazhohen në politikën komunale.

Historike! Një shqiptare zgjidhet për herë të parë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular