Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ditën e sotme, ku mësohet se një i moshuar është gjendur i vetëvrarë në shtëpinë e tij në rrugën “Ramazan Bogdani” në kryeqytet.
Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin M.G (87 vjeç), i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte.
“Më datë 28.09.2021, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në banesë, është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu çifte, shtetasi M. G, 87 vjeç”, njofton policia.
Policia dhe hetues kanë mbërritur me shpejtësi dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.